Kampionati spanjoll luan javën e prapambetur këtë të mërkurë dhe në orën 19:30 në fushë kanë zbritur kampionët në fuqi, Barcelona, e cila pothuajse ka siguruar tre pikët pasi po fiton 5-1 kundër Gijon.

Blaugranët që nga fillimi nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren, pasi që në minutën e 11-të takimit e panë veten në avantazh të dyfishtë. Nga një gol ka shënuan treshja fantastike Messi-Neymar-Suarez, ndërsa Pako Alcaser dhe një autogol prenë shpresat e miqve për të dalë me pikë nga Camp Nou”.

Goli i tretë i Barcelonës, i shënuar nga Suarez ishte fantastik. Uruguajani tregon edhe një herë se është një sulmues që e njeh mjaft mirë portën dhe mund të shënojë nga çfarëdo lloji mënyre.

tyrtfghgfh by arcturusmedia33
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në vendin e parë me 57-të pikë, dy më shumë se Real që luan në orën 21:30.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb