17 vite kishte Barcelona që nuk shkarkon një trajner në gjysmën e sezonit, e bën diçka të tillë me Ernesto Valverden duke zyrtarizuar divorcin në orët e vona të së hënës. Eliminimi në gjysmë finalet e Superkupës përballë Atletico Madrid por dhe një seri përmbysjesh të pabesueshme rezultuan përcaktuese në të ardhmen e Valverdes.

Valverde
Valverde

Shkarkimi i tij ishte një proces maratonë i nisur në orët e para të mëngjesit dhe i finalizuar në darkë me anë të një komunikimi për mediat: “Faleminderit për gjithçka Ernesto. Fat të mbarë në të ardhmen”, lexohej në postimin e klubit blaugrana.

Setien
Setien

Çuditërisht në vend të Valverdes nuk do të jetë një emër i njohur, ndryshe nga se u fol këto ditë, por Quique Setien, ish trajner i La Palmas e Betis. Setien ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb