Barcelona kërkon të përforcojë repartin ofensiv gjatë merkatos së janarit. Gjiganti i  La Ligas  synon transferimin e sulmuesit anësor të Chelseat, Willian. Barcelona kishte tentuar transferimin e Willianit edhe në verën e vitit të kaluar, por  oferta e tyre u refuzua nga Chelsea.

Tani katalanasit do të tentojnë të bindin Chelsean me një ofertë tjetër për ta lënë të lirë brazilianin.

Sipas Mundo Deportivo, Barça është gati të ofrojë një shumë prej 60 milionë euro plus shërbimet e Malcom për të arritur te Willian. Malcom nuk po përshtatet siç duhet në ‘Camp Nou’, prandaj edhe po këlrkohet largimi i tij për të afruar një lojtar cilësor si Willian.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: