Luhet në fushë, por edhe në financa. “Trofeu” në këtë garë eksluzive për klubet më të mëdhenj dhe më të pasur të futbollit europian shkon për Barcelonën. Kampionët spanjollë krysojnë renditjen e publikuar nga “Deloitt Football Money League”, sa i përket të ardhurave që kanë arkëtuar klubet gjatë vitit të fundit. Barcelona mban vendin e parë për të dytin vit radhazi, teksa ka përfituar 840.8 milion euro.

Deloitte Football Money League 2020 3 1024
Deloitte Football Money League 2020 3 1024

Një rekord më vete, pasi për herë të parë në histori, një klub kalon shifrën 800 milion euro. Këtu llogariten të ardhurat komerciale, të drejtat televizive, ato nga biletat si dhe ato nga rrjetet sociale. Në vendin e dytë renditet Real Madrid me 757.3 milion euro arkëtime vetëm gjatë vitit të fundit. Edhe madrilenët kanë një rritje të konsiderueshme në të ardhurat e tyre, duke lënë pas Manchester United.

Deloit
Deloit

Pavarësisht se rezultate nuk kanë qenë të shkëlqyera në fushë, marka e klubit anglez vazhdon të sjellë të ardhura të konsiderueshme. Pesëshja e parë plotësohet me Bayern Munich dhe Paris SG, që në vitet e fundit ka rritur ndjeshëm përfitimet e tij. Sa I përket Ligave, kampionati anglez është më i pasuri në Europë, pasi tetë klube të tij bëjnë pjesë në 20 vendet e para të renditjes.

Main
Main

Raporti i “Deloitt Football Money League” tregon se sa e rëndësishme është pjesmarrja në turnetë ndërkombëtarë, por edhe prania e yjeve të fubollit në skuadër. Një konfirmim për këtë vjen nga Juventus, që pas transferimit të Cristiano Ronaldo ka rritur në mënyrë progresive të ardhurat komerciale dhe ato nga rrjetet sociale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb