Barcelona vuajti jo pak ndaj Athletico Bilbaos. Për të marrë 3 pikësh u desh një gol i Raphinhas, ndërsa vendasit ushtruan presion konstant gjatë gjithë ndeshjes dhe për fare pak mund të kishin dalë jo të humbur nga ky takim. Pas 90 minutëshit për mediat është ndalur tekniku i Barçës, Xavi.

“Edhe përballë Bilbaos ndodhi po e njëjta gjë. Luajtëm mirë deri në minutën e 75-të, më pas vuajtëm. Megjithatë fituam dhe ky është një tre pikësh i artë për ne. Por duhet të përmirësohemi në aspektin e lojës.

Kemi pasur dy ose tre raste të pastra në pjesën e dytë me Ansu Fati, Balde dhe Leëandoëskin, por nuk realizuam. Përpara fillimit të ndeshjes iu thashë lojtarëve se sfida me Bilbaon është një finale. Djemtë shfaqën personalitetin e duhur“.

“Unë e respektoj publikun në ‘San Mames’. Ata më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë, por kjo atmosferë armiqësore ndaj Barçës më befason dhe më trishton. Nuk mendoj se është e mirë. Ne do të dëshironim të luanim një ndeshje më të qetë, por ky është ‘San Mames’.

Është e vështirë të fitosh këtu. Të gjithë janë të lirë, unë i respektoj opinionet, por ne po gjykohemi para kohe. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Më trishton kjo situatë. Ne presim të luajmë futboll. Duhet të fokusohemi te ndeshjet. Jam krenar për ekipin tim“ – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: