Lajmi si Xavi së bashku me Jordi Cruijff kishin fluturuar drejt Monakos për të diskutuar rreth Erling Haaland gjen konfirmim pikërisht nga trajneri i Barcelonës:

“Nuk mund të zbres tek detajet. E vetmja gjë që mund të them në lidhje me sulmuesin norvegjez është se po punojmë për të mirën e Barcelonës, për të tashmen dhe për të ardhmen. Nëse do të kemi diçka zyrtare do të njoftoheni”, u shpreh Xavi duke konfirmuar në këtë mënyrë faktin se Barcelona është futur konkretisht në negociata për të transferuar Erling Haaland në “Camp Nou”.

“A është Haaland entuziast për të veshur fanellën e Barcelonës? Nuk njoh akoma askënd që nuk është entuziast për të ardhur tek Barcelona. Të gjithë e dëshirojnë diçka të tillë. Sigurisht ka klauzola në mes, rrethana të tjera personale, por të gjithë e kanë ëndërr të vijnë këtu”, shtoi ndër të tjera trajneri i Barçës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb