SHKODËR

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër, e cila la të lirë ish-deputetin Bardh Spahia, ka reaguar për mediat lokale në qytetin verior  eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso.

Ai tha se vendimi i sotëm vërtetoi se ndalimi i Spahisë ka qenë thjesht një lëvizje politike, e cila në thelb synonte pengimin e tij që të ishte aktiv në zgjedhjet e 30 qershorit.

“U vërtetua që ndalimi i Bardh Shahisë ka qenë i paligjshëm dhe ka qenë një ndalim thjesht politik nga policia politike. Të gjithë ata që janë përgjegjës të këtyre ndalimeve të paligjshme do të japin llogari. Ndalimi i Bardh Spahisë është bërë për ta penguar që të jetë aktiv gjatë votimeve absurde të 30 qershorit në të cilat PD nuk mori pjesë”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb