TIRANË

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me USA, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, kujton takimin e tij të parë në shtëpinë e tij në Shkodër, me Ambasadorin e parë të SHBA-ve në Shqipërinë post komuniste, Z. William E. Ryerson. Spahia ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një foto me mikun e tij Ryerson.

Kujtojmë këtu që edhe Ambasada amerikane ka kujtuar sot këtë datë të shënuar, duke sjellë kujtimet e Ambasadorit Ryerson dhe gjatë javës në vazhdim do të sjellë edhe kujtimet e ambasadorëve të tjerë që e ndoqën më pas.

  • foto galeri

Statusi:

E mbaj mend krejt mirë herën e parë kur kam takuar mikun e mirë të Shqipërisë, shqiptarëve dhe demokracisë Ambasadorin e parë të U.S.A., Z. William E. Ryerson, në shtëpinë time në Shkodër. Një natë dimri e ftohtë dhe pa drita e fillim viteve 90.

Gjej rastin sot, fiks 30 vite pas rivendosjes së mardhënieve diplomatike me mikun tonë të madh dhe aleatin strategjik, të shpreh mirënjohje dhe falenderim për kontributin e pazëvendësueshëm dhe të vazhdueshëm të kombit mik dhe të mikut personal Ambasadorit Ryerson.

Shqipëria ka bërë shumë rrugë që nga ajo kohë e largët, por akoma shumë mbetet për të bërë në rrugën tonë drejt lirisë, demokracisë, dhe funksionimit të shtetit të së drejtës.

Gratefully remembering our friendship!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb