“Biznesi fason në Shkodër është braktisur nga qeveria shqiptare gjatë pandemisë. Në vend të ndihmës nga shteti, ky sektor jetik i ekonomisë u pëball me neglizhencë nga shteti atëherë kur kishte nevojë përmbështetje”.

Kështu është shprehur kandidati i PD, Bardh Spahia, teksa ka vizituar një prej bizneseve fasone në Shkodër, ku është njohur me problematikat e këtij sektori, dhe ku ka evidentuar se vëmëndja e qeverisë ndaj biznesit ka qënë zero.

Në bisedat me punonjëset e fasonerive, Bardh Spahia që mban numrin 7 në listën e kandidatëve të PD, është shprehur se 25 Prilli është dita e ndryshimit të madh për të gjithë shqiptarët. Bardh Spahia deklaroi se PD ka një progam të mirëfilltë ekonomik, ku në fokus është rritja e pagës minimale në 36 mijë lek, rritjen e pensioneve me jo më pak se 5 % në vit, uljen e taksave dhe 110 mijë vende të reja pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb