TIRANE – Partia Demokratike akuzon socialistët se po bëjnë fushatë në Dibër me njerëz që kanë patur probleme me drejtësinë. Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një fotografi të takimeve të zhvilluara nga ministri Gjiknuri e Kalanë e Dodës, në krah të të cilit shfaqet mjeku Bajram Himallari. Sipas Spahias, mjeku Himallari rezulton të jetë i akuzuar për korrupsion dhe i dënuar për falsifikim dokumentesh.

STATUSI I PLOTE
Te nderuar miq!
Rilindja vazhdon fushaten e Dibres me te ” te forte” e te inkriminuar. Shembulli me i fundit vjen nga Kalaja e Dodes. Personi ne krahun e djathte te Damian Gjiknurit eshte Bajram Himallari mjek ne profesion por qe profesionin e ka ushtruar shume pak.
Zoteria ne fjale ka qene per vite kryetar i komunes Kala e Dodes ne Diber, detyre te cilen e ka ushtruar te mbuluar nga hije korrupsioni e veprimesh te jashteligjshme. Kryetari Himallari ishte besnik i devotshem i Partise se tij aq sa nuk ngurronte per te nxjerre armen kunder kryretarit te Partise Demokratike ne kete komune. Por problemet e tij nuk ndalojne me kaq.
Në vitin 2010 ai u vendos në ndjekje penale dhe është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Me vendimin datë 22.08.2010, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë caktoi masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, vendim i cili është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin datë 13.09.2010, duke caktuar si masë sigurimi personal atë të “detyrimit për paraqitje” në Policinë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ne vitin 2011 KQZ vendosi dergimin e zotit Himallari per ndjekje penale pasi kishte ndryshuar ne momentin e fundit vendndodhjen e 2 qendrave te votimit duke demtuar rende procesin e votimit per vendoret ne Kalane e Dodes.
E sikur te mos mjaftonin keto zoti Himallari ka ushtruar se fundmi detyren e Drejtorit te Ujesjelles Kanalizimeve ne Diber, ku perseri akuzohet per nje abuzim mbi 3 milion leke te reja. Kjo shifer mjaft e madhe per pak muaj detyre e detyroi ish kryetarin e bashkise Diber, Shukri Xhelilin ta shkarkoje nga detyra e ta dergoje ceshtjen ne ndjekje penale.
Pikerisht CV kaq e ” pasur” e Himallarit e ben ate nje nga aktivistet kryesore te fushates se Rilindjes per Dibren. E impenjimi i tij meriton nje shperblim. Keto dite ne kuader te ” fortunes per te shpetuar aferen korruptive te checkupit” Ilir Beqja shkarkon nga detyra Drejtorin e nje nga Qendrave Shendetsore me te medha ne Tirane, te nje qendre qe mbulon gati 100.000 banore. Ky vend i eshte premtuar Himallarit qe merr detyren pasi te permbushe angazhimet e fushates ne Diber.
A e di Ministri Beqja situaten penale te zoterise qe po emerohet Drejtor i Qendres Shendetsore Kamez? Ku eshte standarti i dekriminalizimit?
A e dine zoti Gjiknuri dhe kryemimistri Rama? me cfare personi u paraqiten ne fushate banorve te Kalase se Dodes e te mbare Dibres?
Jam i bindur se e dine shume mire, por ky eshte standarti i Rilindjes.
Se fundmi nje apel per kolegun Muharrem Rama! I bej thirrje te largoje nga fushata e tij per kryebashkiak njerez te inkriminuar si Himallari, Arben Ndoka etj. Dibra nuk trembet zoti Rama e nese shpresen per fitore e ke bazuar mbi individe te tille po gabon rende.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb