Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Spahia theksoi se teksa qytetarët presin për vaksina, Manastirliu bën fushatë elektorale.

REAGIMI I SPAHISË
Se cili është prioriteti në kohë pandemie e vërteton më së miri përfaqësimi i PS në komisionet zgjedhore. Pjesë e këtij komisioni psh është drejtoresha e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, në mes të ditës në orar zyrtar pune. Kush pret që Ogerta të jetë duke u marrë me politika shëndetësore të testimit, kurimit e sidomos vaksinimit të qytetarëve, kjo është prova se cili është prioriteti: zgjedhjet e 25 prillit…natyrisht jo për sigurinë shëndetësore të qytetarëve sepse në kohë pandemie po e tregojnë se nuk e kanë prioritet!

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb