Kandidati i PD për Shkodrën Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Velipojës. Ai tha se fokusi i programit të PD janë ekonomia, familja, gruaja dhe sa më të forta të jenë këto tre shtylla, aq më i shpejtë është ndryshimi.

“Në 25 Prill kemi shansin të kthejmë Shqipërinë në shinat e duhura. Ku e keni provusr vetë në këto 8 vjet se dështimi i Edi Ramës ju ka sjellë boshatisje të xhepave, ka bërë që fëmijët tuaj të largohen. Prandaj, në fokusin kryesor të programit tonë është ekonomia, është familja, është gruaja. Le të fokusohemi tek e ardhmja, këto ditë t’i shfrytëzojmë maksimalisht, le të bindim sa më shumë njerëz të bashkohen me ndryshimin e madh, i cili është i pashmangshëm. Vetëm kështu do të rikthejmë shpresën tek rinia jonë dhe qytetarët tonë”, tha Bardh Spahia në tskimin me gratë e Velipojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb