Ndër të paktët që ka luajtur me të tria skuadrat e mëdha të kryeqytetit, Luan Pinari bën një analizë të detajuar për Tiranën, Partizanin dhe Dinamon, të cilat kaluan një javë të errët.

Ai ndalet më së shumti te “demat”, por nuk anashkalon as dy ekipet e tjera, madje për blutë që militojnë në Kategorinë e Parë thotë se tani situata është vërtetë shqetësuese dhe se duhet kthesa sa më shpejt. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ishkapiteni i Partizanit dhe i Dinamos shpjegon arsyet se përse po vuajnë ekipet më të titulluara në vend.

Pinari, pse ka kaq shumë luhatje Partizani?

Më duket se Partizani dhe Tirana e kishin mendjen te derbi këtë javë… Është e vërtetë që të kuqtë kanë pasur luhatje, por kjo u ka ndodhur edhe të tjerëve. Edhe Tirana ka luhatje të mëdha, ashtu si edhe Vllaznia. Pra, në dukje skuadrat janë të kompletuara me lojtarë, por ende “të papjekura” për t’i vlerësuar të gjitha ndeshjet njësoj.

Ndalemi fillimisht te Partizani, çfarë nuk shkon?

Ndryshimet janë një problem ndoshta. Nuk e kam fjalën vetëm për largimin e Skukës dhe Bitrit, por edhe për manovrat që bën trajneri gjatë një ndeshjeje. E mirëkuptoj Kolelën, ai nuk do që Partizani të ketë një skemë dhe një formacion fiks që të bëhet i lexueshëm. Dakord jam me këtë pjesë, por ama kur gjërat nuk shkojnë, atëherë trajneri mban faturën. Ai u tregua i sinqertë pas ndeshjes me Kukësin dhe tha që ua dhuroi pjesën e parë rivalëve. Megjithatë, unë nuk mendoj se është rasti për të kryqëzuar Kolelën. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb