Është mbyllur në barazim të bardhë pa gola sfida mes Torinos dhe Lazios që hapi javën e dytë të Serie A. U luajt një ndeshje e ekuilibruar dhe pa shumë raste të pastra për shënim.

Vendasit u munduan që të imponojnë lojën e tyre, por praktikisht nuk shfaqen asnjëherë në zonën e portierit mik. Ndërsa bardhekaltrit u mërzitën për disa raste që nuk u shfrytëzuan si duhet nga Immobile në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat u kënaqen me nga një pikë në përfundim të kësaj sfide.

Në barazim të bardhë 0-0 është mbyllur edhe ndeshja tjetër në “Dacia Arena” mes Udineses dhe Salernitanës. Por ndryshe nga sfida në Torino, në Udine është zhvilluar një ndeshje e bukur dhe plot emocione.

Miqtë iu afruan golit me Bonazzoli dhe Fazio, ndërsa vendasit rrezikuan me Deulofeu, që në një rast goditi edhe shtyllën. Në pjesën e dytë, ndonëse në inferioritet numerik, Udinese pati mundësi të artë për të zhbllokuar ndeshjen me Ëalace, por dërgoi topin mbi traversë.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb