Kryetari i PD-së, Sali Berisha ndonëse nuk e pranoi hapur se kishte marrë një letër nga deputeti Gazment Bardhi për të bashkëpunuar, ai pohoi se po ecet drejt këtij procesi.

“Ne jemi të hapur të bisedojmë, bashkëpunojmë me të gjithë demokratët. E kam theksuar këtu. Një dyshe është në kontroll të plotë të Ramës. Kjo është dyshja Ali-Basha. Demokratët i bashkojnë më shumë gjerat se sa i ndajnë. Do ecim drejt bashkimit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb