Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas deklaratave të bëra sot nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se Bardhi duhet të japë llogari para SPAK-ut për vrasjet në Elbasan.

Në një postim në “Twitter”, Bardhi thekson se bandat e pushtetit sot janë në ortakëri me Foltoren, duke shtuar se “Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores”.

Reagim i Gazment Bardhit për deklaratën e Sali Berishës:

Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb