TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se kush sulmon gazetën “Bild” do të ketë fundin e gangsterëve me të cilët qeverisë.

Bardhi thotë se kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë.

Postimi i Sekretarit të PD Gazmend Bardhi:

Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris!

? Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë! ✌

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: