Drejtuesi Politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi është takuar sot me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Ai deklaron se të rinjtë kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë, teksa thekson se ata e kanë në dorë Shqipërinë.

“U takova sot me të rinj që me 25 prill do të votojnë për herë të parë. Një emocion e përgjegjësi dyfishe kur sheh se Rajna, Kevini, Eraldi, Anxhela, Elisi, Eralda, Noeli, Tea, Abdeli dhe Martini kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë. Për stazhet e paguara, për mbulimin e tarifave dhe shpenzimeve për studentët në nevojë, apo për reformat e mëdha që kemi në plan në sektorët ku ata kanë projektuar të ardhmen si profesionistë të rinj që janë.

Ua theksova se ata, miqtë e bashkëmoshatarët e tyre kanë në dorë Shqipërinë. Me votën që do hedhin për herë të parë do sjellin ndryshimin për veten dhe familjet e tyre. Me votë, do të sigurojnë një qeveri që u qendron në krah, që krijon vende pune, që sjell investime të huaja dhe një qeveri që do të zhbllokojë rrugën e integrimit europian.

Të gjithë zgjedhësit e rinj për herë të parë, në Elbasan e kudo, do të ndjejnë me 25 prill fuqinë që kanë për ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi e ngecja në vendnumëro, duke ushtruar të drejtën ligjore e kushtetuese, të shprehjes së vullnetit në kutinë e votimit”, tha Gazment Bardhi nga Elbasani.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb