Enis Bardhi po shkëlqen këtë fillim sezoni në “La Liga” me bluzën e Levantes duke impresionuar jo vetëm ekipin e tij, por edhe shumë skuadra të tjera të cilat kanë filluar të interesohen për 22-vjeçarin. Shtatshkurtri me origjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë ka realizuar 3 gola me goditje dënimi duke tërhequr shumë vëmendje.

Për këtë arsye, “transfermarcetweb” sqaron se Levante po nxiton të rinovojë me futbollistin që nënshkroi gjatë kësaj vere duke përdorur opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për dy vite të tjerë, çka e shtyn skadimin e saj deri në vitin 2022.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: