Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas atentatit e ndodhur në Elbasan ndaj Ardian Çapja.

Bardhi publikon një video-mesazh në “Facebook”, ku rendit krimet e ndodhura gjatë dy javëve të fundit në vend, që nga ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë, deri tek atentati ndaj Çapjat, duke thënë se “Një Qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!”

Mesazhi i plotë në video:
Sot krimi kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krimesh ekspozon edhe njëherë dështimet e Ramës. Një 25-vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë. Në Laç 2 persona humbën jetën me armë zjarri. në Tiranë regjistrohet një shpërthim me eksploziv pranë një hoteli. Ekzekutohen në pritë dy vëllezër në Krujë! Vlorë, gjendet një pako me tritol në zonë të banuar. Arrestohet vëllai i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës për kultivim kanabisi. Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 milionë euro drogë! Atentat me snajper në qytetin e Elbasanit. Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb