Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet një pjesë e fjalimit të Edi Ramës sot në Asamblenë e PS.

Bardhi thotë se sot Rama flet me gjuhën mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Ai premton se Rama do të marrë fund shumë shpejt, pasi ështën ë fund të karrierës politike dhe po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar dhe mashtruar.

Po ashtu Bardhi thekson se më 25 prill shqiptarët do të votojnë për ndryshim.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjëndje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt.
Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit.
Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi.
#25Prill shqiptarët do të vendosin për #ndryshim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb