Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, ishte në biznesin e Ardian Koxhës, në Librazhd, prej ku tha se kjo gjendje e padurueshme do të ndryshojë me 25 prill.

Sipas Bardhit, “Ardian Koxha ka në Librazhd nje biznes të përpunimit të drurit, dhe është në kufinjtë e mbijetesës. Lëndën e parë e merr ne Greqi dhe kalon përmes shumë andrallave e kostove. Kjo sepse druri në Librazhd, është tashmë një monopol dhe ai nuk ka lidhjet e duhura. Ardiani ka pasur 20 punëtorë, mirëpo tashmë ka vetëm 5”.

“Ky është një problem në Librazdh e kudo. E ka përqendru ekonominë në 3 duar dhe gjithë të tjerët i ka çu në falimentim. Do duhet të jesh i lidhur me Taulant Ballën të bësh biznes në Librazhd, do duhet të jesh i lidhur me Taulant Ballën të bësh biznes në Përrenjas, në Elbasan, do duhet të ndash biznesin me Taulant Ballën që të kesh mundësi me punu sot”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik tha se me ndryshimin që do vijë me 25 prill, qeveria jo vetëm do jetë në krah të sipërmarrjeve, do lehtësojë e mbështesë biznesin, por do ta çlirojë ekononimë e tregun nga kapje si këto.

Duke bashkëbiseduar me punonjësen në këtë firmë, Nazime Poçi, Bardhi thotë se nga trysnia, dhe keqqeverisja e abuzimi me tatimorë, taksa e tarifa të larta, pronari nuk ka mundësi të shtojë vendet e punës, të rrisë pagat apo të përmirësojë kushtet për ta.

“Kjo do të ndryshojë me 25 prill”, deklaroi Bardhi.

“Ka 8 vite që shtyp dhe falimenton bizneset dhe njerëzit, tani thotë dua prapë edhe më shumë vite për Shqipërinë. Po pse nuk bëre asgjë për 8 vite, tani dashke edhe 4 të tjerë. Me 25 prill, të gjithë bashkë, tek kutia e votimit sjellim ndryshimin. Me qeverinë që do vijë, do bëjmë ato gjëra që do të sjellin normalitet, që pronari juaj të rritet e të ketë më shumë para, që fëmijët tuaj të qendrojnë këtu e të ndërtojnë jetën këtu”, tha Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb