Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ishte këtë pasdite në fshatin Katund i Ri, ku sipas tij, nëse do të kishte rrugë, ky fshat do të ishte vetëm 5 minuta larg Elbasanit.

Sipas Bardhit, ky komunitet me 45 familje është një shembull i gjallë, se si qeveria ka braktisur njerëzit në 8 vite. “Mund të shkohet vetëm me fuoristradë, sepse akush nuk është kujtuar të bëjë pak më shumë se 1 km rrugë. Akoma më keq situata bëhet kur ka reshje. Mungesa tjetër e madhe, është se nuk ka një qendër shëndetësore”, thotë Bardhi.

Nga ana e tyre, banorët i thonë drejtuesit politik të PD për Elbasanin, se kaq kërkojnë, një rrugë dhe një qendër ku të shkojnë kur u sëmuret një fëmijë apo një i moshuar.

“Në vitin 2021, sdo të duhej të flinsim për mungesën e rrugës. Do të duhej sot të flisnim për projekte konkrete zhvillimi, që sjellin punësim, apo nxitje të bujqësisë e blegtorisë. Jemi duke fol për rrugën, sepse në 8 vite këta nuk bënë asgjë. Nëse do kishin vijuar me ritmin e punëve që bëmë ne kur ishim në qeveri, që bëmë tunelin e shumë vepra, atëherë kjo rrugë këtu do ishte bërë”, u shpreh Gazment Bardhi.

Banorët shprehen se ata punojnë dhe jetojnë vetë, u duhen vetëm gjërat që janë detyrim i shtetit. Gazment Bardhi i siguroi se me ndryshimin që do të vijë me 25 prill, këto probleme do të zgjidhen.

“Duhet vënë një standard, u tha Bardhi banorëve, kush politikan premton, dhe nuk e mban fjalën, kush mashtron nëpër fushata dhe nuk kujtohet më për njerëzit, nuk duhet votuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb