Mesfushori shqiptar që luan me ekipin B të Atletico Madridit, Keidi Bare, ka qenë protagonistë i ngjitjes në Segunda B të ekipit të tij.

Atletico-s iu desh të përballej në kualifikuese kundër Gimnastika de Torrelavega të cilën e mposhti në dy ndeshje, 1-0 në takimin e parë dhe 2-0 në të dytin. Në këtë të fundit, Bare ishte protagonist, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij, në minutën e 55 të ndeshjes.

Atlético Madrid B – Gimnastica Torrelavega 1-0… by Sportshighlights2
Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë sipas mediave spanjolle sezonin tjetër do t’a nisë kampionatin me ekipin B, por me vendimin që CAS dha për Atletico-n duke pezulluar merkaton e verës, ai është një kandidat për t’ju bashkuar përfundimisht ekipit të parë të drejtuar nga Diego Simeone.
bare-simeone1-470x288
Sipas “El Mundo” apo televizionit “RTVE”, Bare është në listën e lojtarëve të akademisë që mund të cilësohen si përforcime në pjesën e parë të sezonit, ku do të bëhet më shumë rotacion për të ruajtur futbollistët, në pritje të rihapjes së merkatos gjatë janarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb