ITALI

La Gazzetta del Mezzogiorno raporton se dy shqiptarë janë ndalur në Portin e Barit, pasi njëri rezultonte i dënuar, kurse tjetri i dëbuar. Në pranga përfunduan një 48-vjeçar dhe një 42-vjeçar.

Operacioni ndodhi në kohën që ata po zbrisnin nga një traget i linjës Durrës – Bari. Njëri prej shqiptarëve ishte dënuar nga Gjykata në Piza me paraburgim, por kishte marrë masë alternative, atë të ndalimit për të hyrë në Itali për 5 vjet. Po i njëjti person ishte dënuar edhe për 3 krime të tjera në shtetin italian, për drogë e falsifikime.

Të dy, duke mbërritur në Portin e Barit kishin shkelur rregullat për emigracion të paligjshëm dhe hyrje në mënyrë të paligjshme në territorin italian.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb