VLORE-Një 56-vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Vlorës. Mësohet se i plagosuri me armë gjahu ka mbërritur pranë spitalit në orën 03:47.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu (çifte) në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb