Kur dhjami është me tepri, barku fryhet dhe përveç se estetikisht nuk duket bukur, edhe shëndeti e pëson nga kjo gjë. Zbuloni sesi mund të kemi një bark të sheshtë. Sipas llojit të inestetizmave, barku nuk është i njëjtë për të gjithë. Për këtë arsye edhe trajtimet janë specifike. Dhjami është një amik jo vetëm i estetikës, por edhe i shëndetit, sepse krijon probleme me zemrën, diabetin, hipertensionin, iktusin, neoplazitë, sëmundjet degjenerative etj.

Bark me pala: Normalisht tek gratë mblidhet dhjam rreth ijeve i cili pozicionohet nën lëkurë dhe në pjesën e sipërme të muskujve abdominalë. Kështu krijohet dhjami e tepërt që është i butë në prekje.
Zgjidhja: Në këtë lloj barku zgjidhja e duhur është ndërhyrja estetike dhe ajo kirurgjikale. Nëse sasia e dhjamit nuk është e madhe, mjaftojnë disa trajtime estetike ambulatore. Mjekët dhe estetistët trajtojnë pjesën problematike që mund të jetë në kofshë, ije apo bark derisa të largojnë dhjamin e tepërt. Për sasi më të mëdha bëhet lupuzicioni ose thithja e dhjamit me kanula, një teknikë mini invazive e cila realizohet me anestezi lokale. Ndërsa në rastet kur sasia e dhjamit është shumë e madhe, operacioni bëhet në kushte spitalore me anestezi të përgjithshme. Por kirurgjia e vetme nuk mjafton, cilado që të jetë proçedura e adoptuar, pas ndërhyrjes është e nevojshme që të adoptohet një stil jete i shëndetshëm dhe një aktivitet fizik i moderuar, por i rregullt.

Bark rrumbullak dhe i dalë: Barku i burrave është në përgjithësi kështu, i butë në dukje, por në fakt i fortë në prekje. Në këtë rast bëhet fjalë për tepricë të dhjamit i cili është pozicionuar më në thellësi të barkut, nën muskuj dhe përreth organeve. Por ka edhe gra që kanë një tip të tillë barku, sidomos pas menopauzës ose si pasojë e faktorëve hormonalë dhe struktural.

Zgjidhja: Në këtë rast mjekësia estetike dhe kirurgjia mund të bëjë shumëçka, por jo gjithçka. Një stil jete i shëndetshëm e zgjidh këtë problem, pra dietë korrekte dhe aktivitet fizik. Duhet të hani fruta dhe zarzavade, çereale integrale, peshk dhe mish pa dhjam, jo sheqer dhe jo ushqime industriale. Ndërkohë që edhe në këtë rast lipuzicioni është rruga e duhur për të reduktuar dhjamin, ku më pas përmirësohet shumë pamja estetike, por edhe ulet mundësia e problemeve të shëndetit si pasojë e dhjamit të tepërt në trup. Të gjitha këto trajtime dhe ndërhyrje, realizohen me sukses në Klinikën Dermo Life.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: