Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, me barrikadat e ngritura nga serbët.
Në një reagim pas deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili u shpreh se barrikadat janë një mënyrë e protestës paqësore, Xhaçka tha se kjo nuk është e vërtetë.
Në një postim në Twitter, Xhaçka deklaroi se nëse do të ishte kështu, do të duhej të bëhej një rishikim i nocioneve themelore për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive dhe kombeve.
Postimi i plotë:
Na vjen keq që nuk pajtohemi! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë. Fare.
Sorry we disagree! Barricades are not a peaceful protest tool!If this would be the case then many basic notions of our civilization about peaceful coexistence among people, communities, parties, nations would have to be reviewed.With dramatic consequences.Not a good idea. At all. pic.twitter.com/uVOLTPid35
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 28, 2022
(BalkanWeb)