Matthijs De Ligt duket se ka bindur drejtuesit Barcelonën për aftësitë që katalanasit po kërkojnë tek një mbrojtës.  Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka pranuar se qendërmbrojtësi i Ajaxit është në krye të listës së transferimeve.

“Është diçka për të cilën do të flasim në javët e ardhshme. Në rastin e De Jong shumë klube e ndiqnin dhe ne duhej të shpejtonim. De Ligt është një tjetër emër dhe definitivish është në krye të listës”, ka thënë Bartomeu.

19-vjeçari ka dalë nga akademia e Ajaxit, ndërsa në tre sezonit e fundit për ekipin e parë është paraqitur në 98 ndeshje dhe ka shënuar vetëm nëntë gola. Gjithsesi Barça nuk do ta ketë aspak lehtë pasi për 19-vjeçarin pasi tashmë kanë shfaqur interes edhe shumë klube të mëdha si Arsenali, Manchester City dhe Juventusi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb