Griezman dhe De Ligt janë dy emra që po përfliten më së shumti për një kalim te ekipi i Barcelonës. Ka qenë vetë presidenti Batomeu ai që ka thyer heshtjen dhe hedhur dritë mbi këto trasferime të mundshme.

“Unë e di se çfarë do të ndodhë me De Ligt, por nuk është koha për të folur” ka thënë Bartomeu për De Ligt

Sa i përket trtasferimit të Griezmann, Bartomeu nuk ka dhënë shume shpjegime..

“Tifozët kanë të drejtë të japin mendimin e tyre. Ka patur shumë zëra edhe vitin e kaluar, dhe asgjë nuk ka ndodhur. Megjithatë, tifozët duhet të shikojnë të tashmen e jo të kaluarën” ka thënë presidenti i Barcelonës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb