Ish-presidenti i Barcelonës, Josep María Bartomeu, është hedhur në kundërsulm ndaj drejtuesve aktualë, duke deklaruar se nuk ka alarm për shpërbërje të klubit katalanas, siç përpiqen ta thonë shumë.

Por ajo që ra më shumë në sy nga intervista e fundit për mediat spanjolle ishtin fjalët për Lionel Messin. Sipas Bartomeut, Barcelona mori vendimin më të keq në historinë e klubit, duke lënë të largohet më të mirin e botës.

“Të luash pa Leo Messin, të marrësh vendim që ai le të largohet, duhet të kesh një plan për të zëvëneësuar mungesën e tij, gjë që drejtuesit aktualë nuk e patën dhe nuk e kanë as tani. Si president, nuk doja që Messi të largohej dhe bëra gjithçka të mundshme, të gjitha përpjekjet, në mënyrë që Leo të mos largohej nga klubi” – tha ndër të tjera ish-numri një i klubit të Barcelonës.

Bartomeo thotë gjithashtu se humbjet te Barcelona ishin vetëm për shkak të pandemisë, por nuk rrezikon shpërbërjen, sepse ka asete lojtarësh, kapital dhe dixhital.

E vërtetë, ka një vlerë bilanci të ulët, por të lartë në nivel tregu, sepse Barcelona është markë e fortë ndërkombëtarisht dhe jo më kot Forbes e renditi të parën si klubin e futbollit më të vlefshëm në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb