Kreu i PD Lulzim Basha nga selia blu ku mbajti deklaratë për mediat tha se data 30 qershor ka qenë dhe mbetet nul.

Basha theksoi se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që është e mundur që që data 30 qershor të jetë edhe dita kur regjimi i Edi Ramës do të marrë goditjen fatale.

30 qershori është dhe do të jetë nul. Ai do i japë goditje pushtetit të Edi Ramës dhe krimit. Ne do të bëjmë cdo gjë që 30 qershori të hyjë në histori si dita fatale e Edi Ramës. Dua t’iu them se ne kemi plagosur për vdekje regjimin e Ramës. Ne kemi treguar se duam liri dhe demokraci. Këtë do të tregojmë edhe më datë 30 qershor.”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se Rama shkon nëpër bashki, shoqëruar nga forca policore dhe kjo është vetëm shenjë se regjimit të tij i ka ardhur fundi.

Të dashur bashkëqytetarë, në fushatën falso, për zgjedhje false për kryetar falsso, Rama po bredh nëpër Shqipëri duke bërë si i fortë. Nën mbrojtjen e mijëra policëve, ai po tallet me shqiptarët. Kushdo merr vesh nga politika, e di se kush mbrohet nga policia, atij i ka ardhur fundi. Kushdo që merret me politiikë e di se kush përndjek politikisht, ai politikan ka fundin e afërt. Ky është repesion policor që nuk do kaloj lehtë. Ata që mendojnë se trembin opozitën, e kanë gabim. Drejtësia do të vihet në vend. Ata që fusin në burgje njerëz të pafajshëm, për të mbajtur pushtetin me krim, do të përgjigjen. Ata që futen në burg do të trajtohen si të burgosur politikë”, deklaroi Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: