TIRANE

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, ku njoftoi protestuesit e shumtë të mbledhur në protestën e opozitës së bashkuar për vendimin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, kryedemokrati Basha u shpreh se anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit, nuk është fundi i betejës.

“Është forca e drejtësisë së kauzës tonë, ajo që dikton këto vendime. Le ta themi këtu të gjithë, ta ndajmë me cdo shqiptar, vendosmërinë tonë, për ta cuar këtë betejë deri në fitore: Rama Ik.

E gjithë bota është tronditur këtë javë nga përgjimet e botuara nga gazeta më e madhe e Europës, Bild, e cila faktoi se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim se qeveria e tij është ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota por me krimin me kriminelët me bandat ndaj sot e gjithë bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia e jo nga populli. Këto fakte , i kanë hapur sytë cdo shqiptari deri dje mosbesues, asaj pakice skeptike dhe i ka bërë të vërshënojnë në këtë shesh të lirisë, Mirësevini Zoti ju bekoftë ju. Por, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit, nuk është fundi i betejës tonë apo jo. Nuk është aspak fundi , është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si gjithë Europa. “ u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb