Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend, tha se universitetet në vend janë në krizën më të thellë në 29 vjet.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se për fat të keq Shqipëria po njeh një fenomen tepër të rëndë dhe ai është braktisja masive e shkollave e universiteteve në vend. Basha nënvizoi se nxënës e studentë po braktisin vendin për të ikur jashtë, pasi këtu ka humbur shpresa.

“Këta vite ka ndodhur një fenomen i tmerrshëm. Ky fenomen është braktisja masive e arsimit, sidomos atij të lartë nga shqiptarët. Ata zgjedhin të largohen jashtë vendit.

Gjithashtu, arsimi i lartë është përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni. Ne do të bëjmë përpjekje, ne si PD së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë europianë, që të nxjerrim arsimin e lartë nga kjo llucë e korrupsion ku është mbërthyer”, deklaroi lideri demokrat Lulzim Basha. Ai shtoi se Rama po konsolidon pushtet në arsimin e lartë edhe jashtë ligjeve.

Qendrimi i Bashës për Ligjin e Arsimit të lartë:

“Qëndrimi ynë për ligjin e arsimit të lartë nuk ka ndryshuar. Anullimi I ligjit të arsimit të lartë, do të jetë realitet në orët e para të qeverisjes tonë. Për këtë arsye kemi ngritur një grup pune, një bërthamë e cila do të nisë punë për hartimin e ligjit të ri të lartë. Do të kërkojmë për këtë, jo thjeshtë konultim, por ekspertizën e të gjithë faktorëve të interesuar, duke përfshirë në veçanti pedagigët e universiteteve publike, por edhe të universiteteve jopublike, në mënyrë që ligji të cojë drejt një produkti me interes public dhe kombëtar, jo drejt një produkti as klientelist por as të padrejtë, mbytës për konkurencës, sepse ne jemi një parti që beson se konkurenca e çon përpara shoqërinë, përfshirë kjo edhe në fushën e arsimit.

Pra, jo vetëm kapitulli I 12-të, por I gjithë ligji për arsimin e lartë, një produkt I shtrembëruar, I qellimeve të kompromentuara që në fillim, pavarësisht se çfarë u deklarua, do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen nga qeverisja e ardhëshme. Ndërsa parimet që shpreha para jush, ato të decentralizimit, të autonomisë universitare dhe të përgjegjshmërisë në raport me fondet publike, do të jenë baz ambit ë cilën do të ndërtohen konceptet e reja të arsimit të lartë në ligjin e ri për arsimin e lartë”-shtoi ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb