TIRANE – Partia Demokratike shprehet e bindur se avioni i rënë sot në Ishëm të Durrësit, kishte qëllim transportimin e drogës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se sipas të gjitha të dhënave, avioni është porositur nga ata që kreu i opozitës i cilëson si, Karteli i Drogës në zonën e Krujës.

Sipas Bashës, në Krujë janë mbjellë mbi 50 mijë rrënjë kanabis, deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit.

DEKLARATA E PLOTE E BASHES
Avioni i rënë sot në Ishëm është prova e re që tregon se Karteli i Drogës punon cdo ditë, pa ndërprerje, në të gjitha rrugët.
Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës.
Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Drogës në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit te Ramës, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku siç kemi denoncuar me foto dhe fakte janë mbjellë mbi 50 mijë rrënjë.
Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format.
Ka ardhur koha që shqiptarët ta çlirojnë vendin nga sundimi i Kartelit të Drogës që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë.
#Shqipëria me mire pa Edi Ramën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: