Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD Lulzim Basha, është shoqëruar me diskutime dhe reagime të ndryshme.

Ndër to ka qenë edhe anëtari i Kryesisë Jemin Gjata, i cili është shprehur se nëse vendimi i Bashës është marrë për shkak të rezultatit të 6 marsit, atëherë ky qëndrim sipas tij është i gabuar.

“Po kë dhënë dorëheqjen për 6 marsin ke bërë shumë gabim”, ka thënë Gjana.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe kryetari i PD në Gjirokastrës Roland Bejko ka shtruar pyetjes se tashmë kush do ta drejtojë partinë, po ka qenë Basha ai i cili është shprehur se kjo është një çështje e rregulluar nga statuti.

Roland Bejko: Kush do ta drejtojë partinë tani?

Lulzim Basha: Kjo është një çështje e rregulluar nga statuti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb