Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Në një postim në “Twitter”, Basha zbardh diskutimet me kryediplomatin italian, një pjesë të të cilave e ka zënë dhe reforma zgjedhore.

Basha shkruan se e ka njohur ministrin Di Maio me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai shkruan se e ka garantuar Di Maion se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe se Italia do të jetë partner kyç i PD.

“Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falënderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm”, shkruan Basha.

Basha
Basha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb