TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia e PD ku ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Ai është ndalur tek ligji për lojërat e fatit, i cili është shtyrë sërish për 2 vjet të tjera, duke thënë se misioni i tij ishte të fuste në bixhozin në dorën e familjarëve dhe klientëve të kryeministrit Rama.

“Ligji ka 3 vjet që nuk zbatohet dhe tani u shty edhe për 2 vjet të tjera. Operacioni i lojërave të fatit pati një qëllim futjen në dorë të bixhozit nga familjarët dhe miqtë e Edi Ramës. Bixhozi në Shqipëri xhiron 600-700 mln dollarë në vit që tashmë janë nën kontrollin e Edi Ramës, familjarëve dhe klientëve të tij. Nga këto deklarohen vetëm 250 mln dollarë xhiro. Është një skemë e pastër kriminale”, tha Basha.

Për kreun e PD, “kështu janë të gjitha skemat e ndërtuara nga Edi Rama në këto 3 vite”. “E njëjta skemë me koncesionin spitalor. Sot qytetarët kapin vetëm 1 mln dollarë për laboratorët, koncesionari i Ramës do të marrë 10 herë më shumë”, tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb