Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur për pjesën e programit të PD për biznesin e vogël, ndërsa e cilësoi si mashtrim premtimin e Ramës për zero taksdë për biznesin e vogël.

Basha tha se biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Ramës, sepse çdo biznes i vogël sot torturohet me taksa lokale.

“Mesatarisht biznesi i vogël, paguan sot deri në 7 herë më shumë taksa. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit. Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë në presion tatimorësh apo inspektorësh”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb