Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se buxheti prej 25 milion eurosh nuk është i mjaftueshëm për situatën që po kalojnë shqiptarët, si pasojë e mbylljes e përhapjes së koronavirusit.

“Buxheti 25 mln euro është i pamjaftueshëm, kemi 50% të popullsisë që e mbyll muajin në zero. Biznesi ka reaguar fuqishëm duke kërkuar ndihmë, shoqatat e prodhuesve, fasonët, konvergojnë në shumë pika që ne si opozitë kemi 3 javë që ia kemi propozuar qeverisë. Disa prej sipërmarrjeve që janë në mundësi likuiditeti mund të bashkëpunojnë me qeverinë për fondin e pagave. Qeveria të ulet me biznesin dhe të ndërtojë urgjentisht një paketë masash për ata që nuk kanë dalë dot në punë, e nuk marrin dot rrogat, nuk kanë me cfarë të ushqejnë fëmijët. Tani jemi në urgjencë, thirrja ime ishte të veprohet menjëeherë”,- këshilloi Basha.

Sa për përhapjen e koronavirusit, Basha tha: “Ajo që raportohet është vetëm maja e ajsbergut kemi testimet më të ulëta në Europë dhe Ballkan, 3 javë vetëm e kemi shtyrë të keqen por nuk e kemi kufizuar atë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb