TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që duan ndryshimin të shkojnë më 25 prill në kutitë e votimit dhe të votojnë.

I pyetur nëse PD ka objektiva konkretë se sa mandate pretendon të marrë më 25 prill, Basha tha se objektivi është maksimizimi i votës.

“Të gjitha shtabet elektorale të PD natyrisht dhe në koordinim me Aleancën për Ndryshim dhe LSI-në kanë objektiva shumë të qarta që do çojnë në maksimizimin e votës. E rëndësishme është që çdo shqiptar që do ndryshim të shkojnë në kutinë e votimit dhe të votojë më 25 prill. Kjo është thirrja ime për të gjithë ata që duan ndryshimin, për ju qytetarë që doni ndryshimin ka vetëm një rrugë, më 25 prill të gjithë në kutitë e votimit. Nëse kësaj thirrje i përgjigjet çdo qytetar që do ndryshimin, nuk ka… sondazhi më optimist në botë ta mbërthejë dimensionin e ndryshimit të madh që do të vijë që do të jetë dhe momenti i fitores së çdo shqiptari, jo thjesht të koalicionit tonë”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb