TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto nga darka me kryetarin e Organizatës Shqiptaro-Amerikane “Vatra”, z.Elmi Berisha të shtruar siç thotë ai nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Berisha shkruan se ka shprehur mirënjohjen e pakufishme për kryesine e Vatrës dhe të gjithë Vatranët si dhe diasporën shqiptare në SHBA në tërësi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm që kanë luajtur për Shqipërinë dhe Kosovën dhe Kombin shqiptar në tërësi.

MESAZHI I BERISHËS
Album nga një darkë e shtruar nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha për nder të z Elmi Berisha, personalitet i njohur i diasporës dhe Kryetar i Vatrës, Organizatës Shqiptaro-Amerikane më të vjetër në SHBA dhe anëtarit të kryesisë së kësaj organizate dhe sekretarit të Këshillit të Shoqatës së Biznesit të Diasporës, Naim Dedushaj.
Në darkë shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen time të pakufishme për kryesine e Vatrës dhe të gjithë Vatranët si dhe diasporën shqiptare në SHBA në tërësi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm që kanë luajtur me mbështetjen, lobimin e tyre për Shqipërinë dhe Kosovën dhe Kombin shqiptar në tërësi.
Një mirënjohje të veçantë shpreha për bashkëpunimin tradicional dhe ndihmën tejet të çmuar e në çdo kohë që Vatra i ka dhënë Partisë Demokratike si dhe shpreha urimin tim që ky bashkëpunim i PD me Vatrën të vazhdoje pandërprerë. sb

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb