Kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kryetar ka dhënë një mesazh pas takimit në Durrës.

Basha thotë se demokratët e Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë.

Sipas tij, demokratët janë të bashkuar dhe gati për të çuar deri në fund misionin që kanë nisur.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb