Lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë që la të paktën 3 viktima dhe 15 të plagosur mbrëmjen e kaluar.

Basha thotë se sulmi ishte frikacak teksa ai shpreh solidaritetin me popullin dhe autoritetet austriake.

Ai shton se mendimet dhe lutjet e tij janë për familjet e viktimave.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Dënoj ashpër sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë.  Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave.  Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb