TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër prokuroren Donika Prela, ndërsa e akuzoi se ajo ka grisur fletëarrestin për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Lideri i partisë, e cilësoi Prelën ‘kamikaze’ të Ramës, që sipas tij po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.”, -shkruan në ‘Twitter’ Basha.

Basha Ok
Basha Ok

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb