DURRËS

Kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë pasditen e sotme në Durrës ku pritet të bëhen mbi 200 anëtarësime të reja në Partinë Demokratike. Ashtu si dhe në qytetet e tjera, Basha është pritur me entuziazëm të madh nga mbështetësit, të cilët i kanë dalë para me makina e flamuj të PD duke e shoqëruar përgjatë autostradës.

“Është një lum shprese, një lum besimi tek forca e bashkuar e shqiptarëve. Takim madhështor për pak minuta në pallatin e sportit. Ky lum blu do të derdhet të shtunën për t’iu dhënë mesazhin e forcës dhe shpresës gjithë shqiptarëve se nuk do të ketë më tirani të krimit e dhunës.
Kjo është beteja, ky është mesazhi, kjo është shpresa e ndryshimit për të gjithë shqiptarët. Është betejë për vlerat europiane”, tha Basha nga makina me të cilën po udhëton drejt Durrësit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb