Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 se qeveria duhet të mos lërë jashtë vëmendjes edhe biznesin e madh.

“Zgjidhja për biznesin duhet të ishte bërë sipas propozimeve tona, iu kërkohen balance tani, pagesa, se mendohet ngushtë për të marrë ndonjë gjë nga ta, ndërkohë që ata nuk kanë gjë për të dhënë. Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm përballë biznesit të madh, bashkë me ta zhduken vendet e punës”,- tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se zgjidhja për ta, duhet të ishte bërë sipas propozimeve të PD-së.

“Ne propozuam shtyrje pagesash për bizneset, rimburësim TVSH-je për sektorët e goditur. Biznesi i vogël po mbështetet por si mund të lihet biznesi i madh në rënie të lire? Është kriminale kur paratë shkojnë te beton, kur duhet t’i cosh te ekonomia, te shëndetësia”,- vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb