TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur në nisje të seancës plenare, e para e këtij sesioni për zhvillimet në kampin opozitar.

Sa i përket zgjedhjes së Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar kryetar grupi, Bardhi tregoi numrat dhe tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve.

Ai përsëriti thirrjen për deputetët e opozitës për takimin e nesërm për të unifikuar axhendën.

“Kryetari i grupit parlamentar është ai që gëzon më votë të shumicë. Aktualisht duhet 19 vota që të zgjidhesh kryetar i grupit parlamentar.Z. Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.
Unë kam ftuar të gjithë deputetet për të përcaktuar një axhende opozitare. Shqipëri ka nevojë për një opozitë funksionale dhe jo që zihet mes vetes dhe i krijon mundësi një qeverie të korruptuar. Kush e ndjen vetën opozitar është pranuar të bashkohet. Zoti Basha si një prej 59 deputeteve është i ftuar të bashkohet dhe të shpreh ambicien për tu bërë kryetar i grupit parlamentar.
Takimi i nesërm është për të unifikuar një axhendë parlamentarë të gjithë të gjithë bashkë si deputetë të opozitës. Do të jemi të gjithë në një sallë për të diskutuar se si ka funksionuar opozita në këto dy vite për ti dhënë fund asaj situatë e cila na ka vënë shumë herë në siklet në këtë sallë të parlamentit dhe për të ndërtuat një aksion politik parlamentar të përbashkët”, deklaroi Bardhi.

I pyetur për thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkëpunimin me demokratët, përjashtuar Bashën dhe Alibeajn dhe nëse do të marrë një rol si negociator, Bardhi: “Roli im si kryetar i grupit parlamentar të PD-së është të unifikojë çdo deputet të PD në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës. Besoj se qytetarët nuk janë të prirur për të dëgjuar fjalën ndarje, por bashkim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb