Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon u ka bërë thirrje demokratëve dhe delegatëve të jenë të pranishëm në Kuvendin e të shtunës madje duke i bërë ftesë edhe ish-kryeministrit Berisha. Bejko u shpreh se Basha duhet të ndahet qartazi nga Berishizmi.

“Ata që nuk firmosën tek formulari i Berishës e kanë marrë vendimin për datën 18. Mirëpriten edhe ata që kanë qenë në 11. Madje thirret edhe Berisha.Legjitimiteti nuk do të jepet për shkak të sasisë, por atë që gjykata do të gjykojë, legale apo jolegale. Ne nuk e dimë nëse të gjithë ata që votuan shkarkimin e Bashës ishin delegatë.Po të ishin të zgjuar të gjitha materialet që sollën duhet t’i kishin çuar në zyrën e Bashës. T’ua linte topin në derë Bashës, por jo.  Edhe vulat dhe firmat nuk janë reale. Votimi i të shtunës do të jetë ilegal se brenda PD-së nuk ka fraksion. Ai merr vlerë legjitime vetëm nëse gjykata i jep të drejtë Berishës. Demokratëve që janë në dileme u them se nëse duan të sjellin në krye të PD Berishën shanset për ardhjen në pushtet është e pamundur.  PD duhej ta kishte çuar statutin më përpara në gjykatë. Basha po shikon se çfarë ka prishur me demokratët që janë të pakënaqur. Basha duhet të ndahet qartazi nga Berishizmi”- u shpreh ai.

Bejko më tej u shpreh se mburrja e kryeministrit Rama ëstë e rrezikshme prandaj opozita nuk duhet të jetë e përçarë.

“Mburrja e Ramës është e rezikshme prandaj opozita nuk duhet të jetë e përçarë por t’ju japë shqiptarëve një staf pa histori korrupsioni në të kaluarën. Janë 4 faktorë e disfavorizojnë Ramën: Keqqeverisja, opozita e bashkuar, ndërkombëtarët dhe populli”- përfundoi ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: