Për anëtaren e Kryesisë së PD, Jonila Godole dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD duhej të vinte pas një analize e diskutimeve.

E ftuar në rubrikën “Opinion”News24, Godole tha se humbja në zgjedhjet e 6 marsit nuk ishte një arsye  e mjaftueshme për largimin e tij. Nderkhe sipas saj eshte e pamundur qe PD te vije ne pushtet me nje person non grata, duke u shprehur kategorikisht kundër ardhjes se ish-kryeministrit Berisha ne drejtimin e PD.

Isha aty në momentin që ndodhi. Mase një nga përgjegjësitë do të ishte edhe doreheqja. Secili ka të drejtën e vet të dorëhiqet. Në mbledhje prita që të diskutohej njëherë dhe mund të bëhej një komunikim. Nuk mund të diskutoje me aq shumë njerëz. Padyshim është pjesë e kulturës sonë politike që nuk u arrit të demokratizohej. Basha e hapi rrugën, por tani?

Duhej analizë, mësimet, përgjegjësia e lidershipi, e aktorëve. Atë akt personal unë  e mbështes. Fitoret e PD  kanë qenë të negociuara me palë të dyta e të treta. Duhej të kishim filluar që nga 2009, të analizonim shkaqet me pastërti që të hapej. Me mënyrën e drejtimit të PD është mbajtur peng nga një grup njerëzish. Tani është i vetmi shans për PD-në.

Donin dorëheqjen e liderit, e dha. E kërkuan dhe e dha, ku është parë kjo. Për mua humbja e zgjedhjeve të 6 marsit nuk është arsye për dorëheqjen e tij. E dimë se si u fut në zgjedhje. Ka diccka që nuk shkon, pse PD nuk merr dot elektoratin që mbushin sheshet në protesta.

Gjëja më normale do të ishte të tërhiqej edhe pala tjetër, i shpallur non grata. Kush do vijë në krye të PD? Një person non-grata. Do të ishte non sens. Nuk do të kishte mbështetje të ndërkombëtarëve. Nëse akti i Bashës shoqërohet me një hap pas të Berishës PD do të clirohej dhe gara do të hapej.

Ri-kandidim i Bashes?

Nuk jam kunder nje vizioni euroatlantik. Eshte e pamundur qe PD te vije ne pushtet me Berishën, një person te shpallur non grata.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: